Brenda makinës së djegur në Tapizë, e cila dyshohet të jetë e autorëve u gjetën tre armë zjarri tip kallashnikov. Një atentat me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në orët e para të kësaj të marteje në Krujë. Ka humbur jetën Ramazan Sino dhe është plagosur nipi i tij Alvi Bejtja. Mësohet se Sino ka qenë te nipi në fshatin Larushk, ndërsa shënjestër e atentatit ka qenë Gentjan Bejtja, person me precedent penal.