Orët e lirisë së Ervin Matës, janë drejt fundit. Brazili që ka qenë streha e tij e arratisë pas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga SPAK, kërkon prangosjen e tij. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Lartë Federale në Brazil. Sipas mediave vendase urdhër-arresti është lëshuar më 11 mars ndërsa dekreti është publikuar më 23 shtator. Por pavarësisht kësaj lokalizimi dhe arrestimi I Matës ende nuk është finalizuar.