Brazili po përballet me një valë të pashembullt nxehtësie, me një alarm të kuq të dhënë për gati 3.000 qytete e fshatra. Rekordet janë thyer në disa zona të vendit përfshirë Rio de Zhaneiron – ku temperature ndihej si 52.5 gradë Celsius. Mbi 100 milionë njerëz janë prekur nga i nxehti, i cili pritet të zgjasë deri të premten.