Deputeti Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për dyfishimin e çmimeve të produkteve bujqësore, një nga problemet që po hasin fermerët. Ai tha se ekonomia është rritur gjatë vitit 2021, por bujqësia jo sepse janë shtrenjtuar çmimet e produkteve të këtij sektori.