Botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare, Bujar Hudhri ndërsa mbaheshin homazhet në nder të tij ka bërë një denoncim sa i përket dhënies së ndihmës mjekësore në momentet e fundit të Kadaresë. Hudhri u shpreh se ambulanca që erdhi për ta transportuar nga banesa në spital nuk kishte kushte dhe aparaturat e nevojshme për ndihmën e parë, ndërsa theksoi se trafiku i rënduar dhe mosreagimi për të hapur rrugën sollën vonesa të dërgimit në spital.