Në një moment kyç për kombin e tij, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua qytetarëve me një mesazh emociuesl në Ditën e Pavarësisë, duke nënvizuar vendosmërinë e popullit për të mbrojtur lirinë dhe të ardhmen e vendit. “Çdo ditë ne demonstrojmë se ukrainasit ekzistojnë dhe se ukrainasit do të mbeten në këtë tokë, në këtë shesh, ku brezat tanë të ardhshëm do të qëndrojnë pas njëqind vjetësh. Ne kemi nevojë për një paqe të drejtë. E ardhmja jonë varet vetëm nga ne, dhe bota e di këtë.”