Top Channel/ Bosi kamionëve u vra nga një shqiptar, shkak për krimin mendohet droga
24/07/2023 23:44

Zyrtarët australianë të zbatimit të ligjit po hetojnë nëse figurat e mafias shqiptare janë të përfshirë në vdekjen e bosit të kamionëve Troy Kellett, i cili ra nga një pirg me kontejnerë transporti në një kantier transporti në Adelaide. Gazeta australiane “The Sydney Morning Herald” shkruan se policia po heton nëse Kellett mund të jetë punësuar apo detyruar për të ndihmuar një celulë mafioze shqiptare që kërkon të importojë lëndë narkotike në Australi. Incidenti vjen pasi agjencitë shtetërore dhe federale po merren me një fluks importesh droge të lidhura me mafian shqiptare. Nga hetimet për vdekjen e 43-vjeçarit policia zbuloi se Kellett kishte shitur biznesin e tij njerëzve të lidhur me bandën për 10 milionë dollar pak orë para se të vdiste. “Ai u bë një multimilioner të premten dhe vdiq të dielën,” tha vëllai i Kellet. Ndërkohë një mik i Kellett raportoi se ai kishte marrë një telefonatë urgjente për një kontejner transporti që do të transportohej nga Adelaide në Melburn. Policia fillimisht besoi se vdekja e zotit Kellett ishte një aksident, por dyshimet dolën pasi hetoi pse ai ishte në majë të kontejnerëve natën vonë. “Hipoteza jonë është se Kellett po përpiqej të gjente një kontejner transporti të mbushur me drogë kur u ndal dhe ra në errësirë,” i tha një burim Adelaide Advertiser. Dy burra u arrestuan në vendngjarje, ndërsa policia më vonë gjeti një armë të paregjistruar në një nga shtëpitë e tyre. Gjithashtu u raportua se Kellett kishte marrë 10 milionë dollarë në llogarinë e tij bankare vetëm 48 orë para rënies fatale.

Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
DIGITALB DIGITALB