Top Channel/ Borrell bën për ujë të ftohtë diplomatët: Reagoni, i marr vesh lajmet nga mediat
11/10/2022 23:11

Shefi i politikës së jashtme të BE-së ka akuzuar diplomatët e tij të lartë se janë të ngadaltë, joefektiv, duke i qortuar gjithashtu për dështimin për të parashikuar pushtimin rus të Ukrainës. "Ky nuk është një moment kur ne do t'ju dërgojmë lule të gjithëve duke thënë se ju punoni shumë mirë dhe ne jemi shumë të lumtur," u tha Josep Borrell ambasadorëve që punojnë për politikën e jashtme të BE-së. "Ndonjëherë, unë dija më shumë për atë që po ndodhte diku duke lexuar gazetat sesa duke lexuar raportet tuaja," iu tha ai diplomatëve. "Unë duhet të jem njeriu më i informuar në botë," u ankua Borrell, sipas the guardian “Silluni siç do të silleshit nëse do të ishit ambasadë: dërgoni një telegram, një kabllo, një postë – sa më shpejt. reagoni.” BE-ja, tha ai, kishte dështuar të parashikonte se Rusia do të sulmonte Ukrainën, duke e lënë atë të varur nga paralajmërimet e SHBA-së, veçanërisht një telefonatë nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, dy ditë para pushtimit. “Duhet të pranoj se këtu, në Bruksel, amerikanët na thoshin ‘do të sulmojnë, do të sulmojnë’, dhe ne ishim shumë ngurrues për ta besuar. Borrell, nuk është përmbajtur kurrë në kritikat e tij ndaj asaj që ai e sheh si mangësi të politikës së jashtme të BE-së, por mbetet e pazakontë që një zyrtar i lartë evropian të lëshojë kritika të tilla kundër stafit të tyre.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00