Top Channel/ Borell, raport për Kosovën: Mbyllje e bankave në veri?!
28/05/2024 15:34

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borell është duke finalizuar raportin rreth hapave që ka marrë Kosova për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano pohoi se në këtë raport do të përfshihen edhe operacionet e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës serbe te Kursimeve, në veri të Kosovës. Operacioni policor atje rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve të kësaj banke dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Gjatë këtij aksioni të cilësuar nga Prishtina zyrtare si masë për vendosjen "e rendit dhe ligjshmërisë", u konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para. Vendet anëtare të BE-së, kanë kërkuar javë më parë që Borell të hartojë sa më parë një raport, për të kuptuar se çfarë ka bërë Kosova drejt përmbushjes së kushteve të cilat të lejojnë heqjen e masave tëe vendosura. Shumica e vendeve anëtare kanë propozuar që masat të hiqen tërësisht, ndërsa disa shtete kërkojnë largimin gradual të tyre. Përpara se të dalin me një vendim megujithatë, kanë kërkuar vlerësimin e Borrellit. Stano shpjegoi se masat u vendosën si pasojë e atyre që i quajti “veprime të pakoordinuara dhe të njëanshme të Kosovës, të cilat sollën deri te përshkallëzimi i situatës. “Qëllimi ishte të motivoheshin autoritetet e Kosovës për të ndërmarrë hapa për shtensionim. Natyrisht, gjithçka që ka ndikim negativ në terren, dhe në përpjekjet për shtensionim, është duke u marrë parasysh dhe është duke u përfshirë në raport“, u shpreh Stano.

Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31
Top News – Gomerë në oborrin e Kuvendit, protesta simbolike në Kosovë
03/07 11:03
Top Channel/ Osmani “bind” Kurtin, kryeministri: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit!
02/07 14:52
Top News – ‘Diskutuam gjerë e gjatë…’. Kurti pas takimit me Osmanin për ngërçin e KuvenditNDIT
02/07 14:39
Top News- Mbyllja e USAID për Kosovën/ Ish-ambasadori: E ndihmuam të dalë nga spastrimi etnik
02/07 13:45
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani takohet me udhëheqësit e partive politike
02/07 12:49
Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04