Presidenti i Serbisë ka takuar në Ohër shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Takimi dypalësh po mbahet në vilën “Biljana”. Pas tij, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do t’i takojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.