Brenda 24 orëve Bordi i Transparencës ka vendosur të ul për të dytën herë cmimin e karburanteve në vend. Cmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë në 210 lekë litri duke pësuar një rënie me 10 lekë. Ndryshim ka pësuar dhe cmimi i benzinës teksa në mbledhjen e kësaj të enjte Bordi vendosi tregtimi e këtij produkti me 173 lekë litri nga 181 lekë që ishte më parë.