7 miliardë dollarë u zotuan anëtarët e Bordit të Paqes të mbledhin për rindërtimin e Gazës, sipas presidentit amerikan Donald Trump. Në këtë nismë ndërkombëtare, Shqipëria u rendit mes vendeve që jo vetëm mbështesin financiarisht procesin e stabilizimit, por janë edhe të gatshme të kontribuojnë me trupa në terren në kuadrin e një force stabilizuese, krahas Kosovës, Indonezisë, Marokut dhe Kazakistanit.