Benjamin Netanyahu u bë lideri më i fundit botëror që pranon ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për t`u bërë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën. Vendimi i kryeministrit izraelit vjen vjen pas diskutimeve dhe kritikave të brendshme nga kabineti qeveritar lidhur me përbërjen e komitetit ekzekutiv të këtij institucioni. Sipas një deklarate zyrtare nga zyra e Netanyahut, ftesa është bërë drejtpërdrejt nga Trump dhe është pranuar tashmë zyrtarisht.