Në bashkinë e Shkodrës votimi po vijon normalisht përveç dy fshatrave, Shosh dhe Shalë në malësinë e thellë të Dukagjinit. Rruga për atje është e pakalueshme nga dëbora dhe komisionerët nuk ja kanë dalë të hapin qendrat e votimit deri në orën 12 në mesditë. Vetë komisionerët gjatë një interviste telefonike në Top Channel kërkuan që të anulohej votimi sepse moti i keq nuk e lejonte.