Pikërisht kur prokurorët e SPAK-ut gjendeshin në një ceremoni antimafia, një person i panjohur telefonoi në polici duke dhënë alarmin për bombë. Telefonata u krye në orën 11:00 të paradites dhe sipas qytetarit, bëhej fjalë për lëndë plasëse që ishte vendosur në godinën e Prokurorisë së Posaçme. Në zyrën e godinës së posaçme, gjendeshin gjyqtarët e posaçëm dhe hetuesit e byrosë kombëtare të hetimit.