Gjermania konsideron se e ka përmbushur detyrimin e saj, e për këtë arsye vendosi ta cojë Italinë në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara, pasi Roma vazhdon të lejojë viktimat e krimeve naziste që të kërkojnë kompensim nga shteti gjerman, pavarësisht një vendimi të marrë më herët që e konsideronte këtë shkelje të ligjit ndërkombëtar.