Izraeli duhet të ndalojë urgjentisht bombardimet në Rripin e Gazës dhe vrasjen e civilëve: në një intervistë për BBC-në, presidenti i Francës Emmanuel Macron, u shpreh se “nuk ka arsyetim” për bombardimet dhe i mëshoi idesë se armëpushimi do t’i sillte dobi edhe Izraelit. “De fakto – sot, civilët po bombardohen – de fakto. Këto foshnje, këto zonja, këta të moshuar po bombardohen e po vriten. Nuk ka arsye për këtë dhe as ligjshmëri.