Në rininë e saj e provoi si gjyqtare, vlerën e peshores së drejtësisë. Më pas e pa në anën tjetër, si një paditëse dhe si një gjyqfituese. Dhe 31 vitet e fundit, Enisë Kurteshi po e provon drejtësinë edhe si avokate. Duke u bashkuar me bojkotin 3 ditor të kolegëve, që janë sensibilizuar mbas sulmit ndaj Sokol Mëngjesit, zonja Kurteshi i vlerëson vitet e fundit si më të vështirat për çdo mbrojtës.