Luçiano Boçi ka deklaruar se PD nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore. “Qëndrimi i shprehur i PD pas diskutimeve në kryesinë e vogël, është që PD do vijojë të jetë pjesë e Komisionit Zgjedhore dhe Territoriale dhe do vazhdojë me agjendën e komisioneve. Ne nuk e bojkotojmë komision, do njoftojmë për gatishmërinë e grupit të PD për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme.