Tre automjete janë përplasur këtë pasdite në Tunelin e Llogorasë në Vlorë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, me dëme materiale. Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M. Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht.