Nga një kontroll i befasishëm në liqenin e Komanit, për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës së turistëve dhe vizitorëve që frekuentojnë liqenin e Komanit u bllokua një traget dhe 5 varka artizanale Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, Policia Kufitare e Shkodrës, FNSH Shkodër, në bashkëpunim me Autoritetin Portual të Durrësit.