Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të bllokojë totalisht aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, për shkak të urës që po shembet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Kreu i ARRSH tha se situata vetëm po përkeqësohet, prandaj është e detyruar mbyllja e rrugës. Ai u bëri thirrje qytetarëve ta shmangin këtë rrugë, pasi do mbeten të bllokuar në radhë pritjeje. Ndërkohë, nuk ka një afat kur do hapet rruga.