Aksi kombëtar Vlorë-Orikum është i bllokuar nga rrëshqitja e dherave që prej orës 17 të ditës së enjte. Banorë të zonës por dhe udhëtarë që po përshkonin këtë rrugë e patën të pamundur të vazhdonin udhëtimin. Në vendin ku kishte rrëshqitur dheu shkuan përfaqësues të pushteti lokal por dhe Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj i cili bëri një bilanc të situatës deri në orën 18.