ARRSH ka bllokuar tërësisht qarkullimin e mjeteve në koridorin e VIII për shkak të rrezikshmërisë nga rrëshkitja e tokës pranë fshatit Dragostunjë. Çedimi i një ure ka bërë që inxhinierët ta vlerësojnë të pakalueshme rrugën e për pasojë bllokimin e saj deri në krijimin e një by pass të sigurt për qarkullimin. Mëngjesin e kësaj të shtune qarkullimi u bllokua për mjetet e tonazhit të rëndë, por situata erdhi në përkeqësim pas çarjes 29 cm të urës që rrezikon të bjerë. ARRSH gjykon se shkak pëe këtë situatë është moti i keq.)