Që prej orës 4 të mëngjesit të sotëm, stafi tokësor i disa kompanive të Lufthansa-s nisi grevën e paralajmëruar, që do të paralizojë një pjesë të fluturimeve në Gjermani. Më rëndë preken ato që konsiderohen si qendrat më të mëdha sa i takon vëllimit të pasagjerëve, Frankfurti dhe Mynihu, por cënohen gjithashtu edhe Hamburgu, Berlini dhe Dyseldorfi.