IKMT dhe ARSSH vazhduan punën edhe paraditen e së premtes për bllokimin e të gjitha hyrjeve përgjatë aksit Rotondo e Çermës -Lushnje. Dy ditë më parë inspektorë të dy drejtorive njoftuan banorët për të marrë leje për daljen në këtë superstradë ndërsa sot ata kanë nisur bllokimin e të gjitha këtyre daljeve.