Për të shmangur ngjarje si ajo e Potamit një vit më parë ku humbi jetën një 7 vjeçare, policia po kryen shpesh patrullime në gjithë bregdetin por edhe në liqenin e Komanit për të bllokuar mjetet lundruese që nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm, nuk plotësojnë kushtet e sigurisë apo lundrojnë përtej korridoreve të paracaktuar. Vetëm gjatë 2 muajve policia ka sekuestruar 191 mjete lundruese.