Përfaqësues të shoqërisë civile në Korçë kanë dalë sot me një deklaratë publike lidhur me situatën e rënduar të krijuar nga dëmtimi i aksit rrugor Pogradec–Librazhd, duke kërkuar reagim të menjëhershëm institucional dhe mbështetje konkrete nga pushteti qendror. Ata kërkojnë hartimin e një rezolute të përbashkët që do t’i drejtohet qeverisë, me qëllim ndërhyrjen urgjente për zgjidhjen e situatës. Sipas tyre, bllokimi dhe dëmtimi i këtij aksi ka paralizuar lëvizjen e qytetarëve, ka dëmtuar ekonominë lokale dhe ka krijuar vështirësi serioze për transportin e mallrave dhe shërbimeve.