Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar veprimet e deputetëve të grupimit Berisha-Bardhi që bllokuan këtë të enjte Kuvendin. Përmes ironisë, Brace tha se me këto veprime ata duan që mazhoranca të njohë Berishën për kryetar, ndërsa shtoi se qëllimi i tyre ishte të zinin karriget e ministrave, ato që nuk i fitojnë dot me votë