Pasojat që ekonomia botërore mund të vuajë nga bllokimi i ngushticës së Hormuzit, shkojnë deri në recesion paralajmërojnë ekspertët. Lufta me Iranin ka rritur ndjeshëm tensionet në tregjet ndërkombëtare të energjisë, e ndikim të vecantë ka pikërisht kjo rrugë ujore strategjike, që lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian, e që konsiderohet arteria kryesore e transportit të naftës në botë.