Gjatë orëve të fundit, disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore në Qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dendura dhe ngricave që po rëndojnë qarkullimin. Sipas raportimeve nga terreni, bllokime janë evidentuar nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në drejtim të qytetit të Koplikut, ku aktualisht mbi 200 mjete po përpiqen të lëvizin.