Kina po konsideron t'i japë Rusisë armë dhe municion për luftën në Ukrainë, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. Z. Blinken i tha CBS News se kompanitë kineze tashmë po ofronin "mbështetje jo vdekjeprurëse" për Rusinë - dhe informacionet e reja sugjeronin se Pekini mund të ofronte "mbështetje vdekjeprurëse".