Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me presidentin kinez, Xi Jinping në atë që përbën pikën kulmore të vizitës së tij dy diore në Kinë. Fakti që kreu i shtetit kinez e takoi kryediplomatin amerikan po interpretohet si një mesazh që i dërgon ai qeverisë se po përpiet të frenojë të tatëpjetën e marrëdhënieve mes dy vendeve.