Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se ka pasur “diskutime produktive” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet konferenca e përvitshme e sigurisë. “Folëm mbi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën dhe se sa e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të saj për Ukrainën”, shkroi Blinken në Twitter.