Top Channel/ Blinken niset drejt Izraelit, turi për të ulur tensionet mes tyre dhe palestinezëve
29/01/2023 11:31

Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve është materializuar me një sulm vdekjeprurës ndaj një sinagoge të premten në Jeruzalemin lindor. Kjo ndodhi një ditë pasi Izraeli ndërmori sulme që shkaktuar numrin më të madh të viktimave në mbi dy dekada. Ndërsa të shtunën autoritetet izraelite njoftuan se një palestinez 13-vjeçar plagosi me armë të paktën dy persona në Jeruzalemin lindor. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Departamenti i Shtetit po bën thirrje për ulje të tensioneve, ndërkohë që Sekretari i Shtetit Antony Blinken shkon të dielën në rajon. Të paktën shtatë izraelitë u vranë mbrëmjen e së premtes nga të shtënat në një sinagogë në Jeruzalemin lindor. Policia izraelite tha se sulmuesi priti derisa njerëzit të mbaronin lutjet e Shabatit dhe pastaj filloi të qëllojë me armë. Vetë sulmuesi u vra më pas në vendndodhje. Departamenti amerikan i Shtetit dënoi me forcë atë që e quajti një sulm terrorist. Duke folur me gazetarët menjëherë pasi u njoftua ngjarja, zëvendës zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, tha se sulmi ishte absolutisht i tmerrshëm dhe se angazhimi amerikan ndaj sigurisë së Izraelit vazhdon të jetë i garantuar. Zoti Patel tha se planet e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të vizituar Egjiptin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor të dielën, të hënën dhe të martën nuk kanë ndryshuar. Palestinezët protestuan më herët të premten në Jeruzalem dhe të enjten në vendndodhjen ku ishte zhvilluar operacioni i forcave izraelite në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor. Zyrtarët palestinezë thanë se u vranë të paktën nëntë persona, ndër ta edhe një grua 61 vjeçare.

Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
Top News – Luftë të gjatë kundër Iranit… / Izraeli paralajmëron qytetarët: ‘Përgatituni për…’
23/03 11:26
Top Channel/ “Irani do sulmojë Parisin, Londrën e Berlinin”: NATO nuk konfirmon!
23/03 11:09
Top Channel/ Irani sfidon Trump: Do minojmë të gjithë Hormuzin! Izraeli gati për luftë të zgjatur!
23/03 11:08
Top News – ‘Ti nazist sjell vetëm vdekje’. Gruaja izraelite përballet me ministrin e Brendshëm
23/03 11:02
Top News – Bursat në pikiatë. Irani zhyt ekonominë globale në pasiguri
23/03 10:00
Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
DIGITALB DIGITALB