Autokolona e parë amerikane me ndihmë ushtarake mbërriti mbrëmjen e djeshme në Rumani, e nis menjëherë drejt bazës Mihail Kogălniceanu në Constanța. Pajisjet dhe trupat e SHBA-së u shoqëruan nga forca vendase të sigurisë. Autokolona është pjesë e Task Force-s Cougar, thuhet në faqen e Facebook-ut të ministrisë rumune të mbrojtjes, ku sqarohet gjithashtu se u morën masa për të siguruar lirshmërinë e lëvizjes së saj në trafik.