Në Shkodër, po mbahet nën masa shumë të rrepta sigurie, seanca gjyqësore ndaj rusit, Igor Kokunokov, i arrestuar në muajin gusht në doganën e Muriqanit. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Moskës pasi 59-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Shkodrës është blinduar nga forca speciale, të ardhura nga Tirana.