Top Channel/ Blindohet kufiri Meksikë-SHBA, pas mesnatës së 11 majit skadon vendimi për emigrantët
11/05/2023 23:05

Vetëm pak orë më pas do të shfuqizohet vendimi për bllokimin e kalimit të emigrantëve nga Meksika në SHBA, pas një politike tre vjeçare e COVID-19. Mesnata e 11 majit shfuqizon vendimin e vitit 2020, i cili shkaktoi shumë pakënaqësi tek qytetarët, që dëshironin të kërkonin azil. Politika, e njohur si Titulli 42, shkaktoi një fluks të lartë emigrantësh pranë murit të gjerë që ndan Meksikën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mijëra persona prej ditësh po presin në radhë të gjata, për një përgjigje për të kaluar kufirin drejt vendeve amerikane. Policia amerikane po kryen një stërvitje urgjente për t'u përgatitur për një fluks masiv emigrantësh, njëkohësisht mijëra forca kanë blinduar të gjithë kufirin. Qeveria meksikane vlerëson se më shumë se 150 mijë emigrantë po presin në vendet e strehimit dhe në rrugët e shteteve veriore meksikane në kufi me SHBA-në këtë fundjavë, për të pritur kalimin e kufirit. Zyrtarët kanë paralajmëruar se skadimi i vendimit mund të çojë në një rritje të numrit të emigrantëve që përpiqen të kalojnë në SHBA dhe të përkeqësojë një krizë humanitare tashmë sfiduese në kufirin jugor. Vendimi për ndalimin e kalimit të emigrantëve në SHBA hyri në fuqi në vitin 2020 për të frenuar përhapjen e Covid-19, që lejoi autoritetet amerikane të dëbonin me shpejtësi rreth emigrantët. Politika ka qenë pjesërisht e diskutueshme sepse mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve argumentuan se zyrtarët po përdornin shëndetin publik si një pretekst për të mbajtur sa më shumë persona jashtë vendit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
DIGITALB DIGITALB