Partia Social Demokrate në Shkodër përmes kandidatit Bilbil Dervishi i kundërpërgjigjet presidentit Ilir Meta i cili gjatë ditës së sotme publikoi një video, ku sipas tij ishin anëtarët e PSD të cilët blinin votat në Pukë. Kandidati Dervishi thotë se në makinën ku ishte i biri dhe daja i tij, nuk u gjetën as para dhe as karta identiteti, por i kujton presidentit Meta se gjatë kësaj jave policia e Pukës arrestoi në flagrancë një prej anëtarëve të LSI duke blerë vota dhe pastaj edhe kryetarin e LSI në Pukë për këtë vepër penale.