Pa energji elektrike kanë mbetur për disa orë qytetet e Durrësit, Fierit, Lushnjes dhe Vlorës. Korrespondentët e Top Channel bëjnë me dije se këto qytete janë në errësirë totale, ndërsa në Vlorë nuk punon as interneti i kompanive telefonike në celularët e qytetarëve. Sipas Operatorit të Sistemit të transmetimit në orën 17:37 si pasojë e një defekti në linjat e transmetimit 220 KV kanë ngelur pa energji elektrike Rajonet Vlorë, Durrës, Berat ,Fier.