Hetimi për inceneratorët, megjithëse me hapa të ngadaltë po orientohet drejt ish-ministrit Arben Ahmetaj. Top Channel mëson se me vendim të gjykatës kundër korrupsionit këtë mesditë oficerët e byrosë kombëtare të hetimit kanë ushtruar kontroll në një prej pronave të bashkëjetueses të ish-ministrit në Hamallaj.