Top Channel/ Bjellorusia dhe Rusia “luajnë me zjarrin”, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim
15/09/2025 21:14

Dy aleatët, Rusia dhe Bjellorusia po zhvillojnë në terren një stërvitje të përbashkët ushtarake, duke inskenuar një sulm të mundshëm ndaj Minskut. Kjo është stërvitja e para të këtij lloji që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Forcat ruse dhe bjelloruse inskenuan atë që e quanin një skenar mbrojtës kundër një pushtimi të imagjinuar perëndimor, në fakt, NATO-s. Avionë luftarakë fluturuan mbi kokë, tanke qëlluan mbi shtëpi prej druri të ndërtuara për stërvitje dhe dronë goditën objektiva, përpara se trupat të hynin dhe të ngrinin flamujt rusë dhe bjellorusë mbi një fshat të “çliruar”. Stërvitjet zhvillohen mes tensioneve të shtuara rajonale pasi më shumë se një duzinë dronësh rusë hynë në hapësirën ajrore polake, disa prej tyre duke fluturuar mbi Bjellorusi. Të dielën, një dron rus hyri në hapësirën ajrore të Rumanisë dhe u ndoq nga forcat ajrore të saj për gati një orë përpara se të largohej. Stërvitjet e këtij viti janë një pjesë e vogël e madhësisë së Zapad-2021, ku morën pjesë rreth 200,000 trupa, ndërsa tani vetëm disa mijëra ushtarë rusë po marrin pjesë përkrah forcave bjelloruse. Arsyeja është e qartë: Moska është e lidhur ngushtë me luftën në Ukrainë dhe ka mungesë fuqie trupash ushtarake. Megjithatë, kryeqytetet perëndimore do t’i ndjekin nga afër, duke kujtuar se Zapad-2021 i dha Vladimir Putinit mbulesë për të zhvendosur pjesë të mëdha të ushtrisë dhe pajisjeve drejt perëndimit, muaj përpara se të niste sulmin ndaj Ukrainës – përfshirë edhe nga territori i Bjellorusisë.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00