Bizneset e vogla dhe të mesme kundërshtojnë paketën fiskale të qeverisë. Në shenjë proteste këtë të shtunë thirrën një protestë simbolike 1 orëshe me ulje të qepenave apo mosdhënie shërbimi. Sipas tyre, masat e propozuara dëmtojnë biznesin edhe më tej në këtë periudhë krize që po kalon sipërmarrja ndaj kërkojnë rishikim të tyre.