Një 38-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i identifikuar si Lorenc Luku është arrestuar në qytetin e Durrësit. Blutë e qytetit bregdetar e bëjnë atë përgjegjës se në një banesë të këtij jqyteti kishte krijuar kushtet që të riparonte dhe tregtonte armë zjarri, fishekë armësh dhe sende të tjera, që i siguronte për llogari të grupeve kriminale.