Top Channel/ Bisedimet Rusi-Ukrainë, arrihet marrëveshje për shkëmbim të burgosurish
05/02/2026 20:01

Dita e dytë e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Abu Dhabi, u mbyll me marrëveshjen për shkëmbimin e qindra të burgosurve të luftës. Edhe ky raund negociatash nuk shënoi përparim drejt përfundimit të konfliktit më vdekjeprurës në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, por palët ranë dakord për një shkëmbim reciprok prej 157 të burgosurish secila, duke ofruar një rezultat konkret nga diskutimet. Steve Witkoff, i dërguari special i presidentit Donald Trump, i përfshirë në bisedime, paralajmëroi se "mbetet ende punë" për t’u bërë në javët në vijim, duke ulur pritshmëritë për një lëvizje të shpejtë drejt paqes. Megjithatë, bisedimet në Abu Dhabi shënuan angazhimin më të rëndësishëm midis delegacioneve të larta nga Kievi dhe Moska, duke treguar një ringjallje, ndonëse të pasigurt, të përpjekjeve diplomatike të të dyja vendeve për negociata, gati katër vite pas fillimit të luftës. Kyrylo Budanov, shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, tha se negociatat trepalëshe kishin qenë "vërtet konstruktive", duke falënderuar SHBA-në dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për rolin e tyre në ndërmjetësues. Përfaqësuesi i Rusisë, Kirill Dmitriev, në mënyrë të ngjashme dha një notë pozitive, duke thënë se kishte pasur përparim në diskutimet për përfundimin e luftës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, më vonë, tha se bisedimet e paqes do të vazhdonin në të ardhmen e afërt. Të dyja palët dërguan zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të inteligjencës në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke sinjalizuar një qasje më serioze sesa gjatë raundeve të mëparshme, kur Moska dërgoi delegacione të nivelit më të ulët.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00