Kosova dhe Serbia pritet të rifillojnë bisedimet gjatë këtij muaji pas një ftese të shefit për politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell drejt kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vucic. Bashkimi Evropian kërkon që të shmangen tensionet si ato të së dielës në veriun e Kosovës. Megjithëse zyrtarët në Bruksel nuk dhanë ndonjë afat se kur mund të ndodhë takimi, në Prishtinë dhe në Beograd flasin për pjesën e dytë të muajit gusht.