Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të takohen sot në Oman, në një përpjekje diplomatike që synon të shmangë një përshkallëzim të gjerë ushtarak në Gjirin Persik, në një kohë tensionesh të larta mes dy vendeve. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Ëitkoff, ndërsa pala iraniane do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi, figura kryesore e Teheranit në diplomacinë ndërkombëtare.