Vizitat në sitet kulturore të Shqipërisë bëhen me të lehta. Nga sot marrja e një bilete për në muze, kala apo parqe arkeologjike në të gjithë vendin do të kryhet edhe elektronikisht përmes E-Albania. Biletat mund të blihen përmes telefonit dhe kompjuterit, ndërsa vlefshmëria e tyre është një muaj.