Top Channel/ Bilanci i zjarreve! U dogjën shtëpi, bagëti dhe dhjetëra mijë hektarë me vreshta
06/09/2025 15:10

Ekipet e punës kanë përfunduar evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 Gushtit i cili preku njësinë Skënderbegas në Gramsh. Sipas të dhënave 68 banesa janë djegur. 10 prej tyre totalisht për të cilat kërkohet rindërtim i plotë, 16 rikonstruksion i pjesshëm, 42 banesa të tjera të dëmtuara kanë qenë shtëpi sezonale ose të pabanueshme. Në këto statistika janë përfshirë edhe pajisjet elektroshtëpiake dhe mobiljet e banorëve të prekur. Për shkak të zjarrit në këto fshatra ngordhën 215 bagëti të imta, 9 gjedh dhe 7 njëthundrakë. Zjarri shkrumboi tërësisht 44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 1451 hektarë bimë medicinale, 9.5 hektarë pemë frutore dhe arrorë. Ndërsa sa i përket pyjeve ende nuk ka një të dhënë të konfirmuar pasi sipërfaqja e prekur, kryesisht pyll me pisha do të verifikohet nëpërmjet pamjeve satelitore. Pas evidentimit të dëmeve faza e dytë e këtij procesi përfshin përllogaritjen financiare të tyre. Bashkitë e qarkut ndërkohë kanë nisur të miratojnë fonde ndihme ndaj Gramshit, e po ashtu qeveria shqiptare. Të shumtë janë edhe donatorët që kanë shprehur solidaritet në këtë moment të vështirë për banorët e Skënderbegasit.

Top Channel/Shkatërrohet lokali i lojërave të fatit në Fushë Arrëz, një i arrestuar dhe dy në kërkim
26/03 10:21
Top Channel/ Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohen për trafik ndërkombëtar 2 shtetas grek
26/03 09:49
Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30