21 viktima dhe 1.254 raste të reja infektimesh regjistroi të djelën Maqedonia e Veriut, një kthesë dramatike kjo për vendin fqinj që u duk sikur e kapërcyer më të keqen e pandemisë së koronavirusit. Shtatë nga viktimat ishin në Shkup, nga tre në Kavadar dhe Strumicë, dy në Prilep dhe nga një në Strugë, Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Negotinë e Manastir.